Në punë dhe në jetë ka disa njerëz që duket se janë më të zotë dhe më të suksesshëm se të tjerët.
Ata nuk kanë ndonjë specializim të veçantë. Pak prej tyre kanë grada të larta shkencore. Madje edhe ata që kanë, nuk përparojnë shumë në karrierë.
Sepse u mungon diçka.
Por njerëzit e suksesshëm në tregun e punës dhe me ndikim në shoqëri zotërojnë diçka që të tjerët nuk i zotërojnë.
Çfarë?
Aftësitë njerëzore.
Pavarësisht se sa i arrirë mund të jesh nga ana profesionale, nëse nuk ke aftësi njerëzore, nuk do të përparosh dot në karrierë.
Në fakt, vështirë se mund të përparosh në çfarëdo lloj sfere të jetës ku ke të bësh me njerëz.
Aftësitë njerëzore luajnë rol kyç në jetë dhe në karrierë. Zotërimi mjeshtëror i tyre të mundëson të kesh më shumë ndikim në rrethin e miqve, mes të panjohurve dhe në karrierë. Ato përbëjnë formën e epërme të pushtetit.
Por këto aftësi nuk janë të lindura. Ato mësohen.
Tani është mundësia jote për t’i mësuar.
—
Në këtë trajnim, Lindia Begolli, eksperte e burimeve njerëzore, ka distiluar një varg mësimesh të rëndësishme, të qëmtuara ndër vite. Këto mësime janë praktike dhe japin rezultat të menjëhershëm.
Mëso nga një eksperte që ka përvojë reale dhe jo thjesht lexim librash nga interneti.
Trajnimi quhet “aftësitë njerëzore që duhet të zotërosh” dhe është për:
• punëkërkues
• njerëz që duan të përmirësojnë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë
• punëmarrësit që duan të përmirësojnë raportet me kolegët dhe eprorët
Gjatë trajnimit, do të identifikojmë dhe mësojmë si t’i zotërojmë këto aftësi, duke nisur nga elementet më të thjeshta, për të vazhduar tek ato më të përparuara.
Ajo që i dallon njerëzit e suksesshëm nga jo të suksesshmit është shpejtësia me të cilën hidhen në veprim.
Po ti, kur do të regjistrohesh?